Komuniteti

Komuniteti sot...

Alkeda Mera

shkolla.jpg Fshati yne quhet Borizane , eshte nje nga fshatrat me te medhenj . Ajo karakterizohet nga shume burime nga i cili ka marre dhe emrin Burizane . Komuniteti yne eshte shume i madh dhe nga viti ne vit behen ndryshime te medha. Nje nga pikat me te rendesishme te fshatit eshte edhe shkolla ku studiojne me qindra njerez. Shkolla pesoi nje transformim te jashtezakonshem dhe shume te bukur qe ne nxenesit e kishim enderruar prej kohesh. Nje shkolle e re me infrakstrukture me standarte evropiane. Cdo gje eshte e re dhe shume e bukur duke filluar nga kabinetet e rinj ku perfshihen lendet: Fizike ,Kimi dhe Biologji por gjithashtu edhe nje kabinet i ri informatike. Bankat ,karriget dhe tabelat perdoren me kujdes nga nxenesit duke dhene shembullin e ruajtjes dhe mirembajtjes se tyre per brezat e ardhshem. Permiresimi i ndjeshem i kushteve ka ndikuar ne cilesine e mesimdhenies ku ia vlen te permendim faktin se nxenesit tashme aspirojne te vashdojne me tej duke u perqendruar maksimalisht te ngritja e nivelit mesimor i cili domosdoshmerisht ngre nivelin e shkolles duke percjelle kete shembull tek me te rinjte. Nje faktor ekstra pse shkolla duket dhe eshte me e vecante eshte padyshim palestra. Per ne, nxenesit e shkolles ajo eshte nje enderr e bere realitet sebashku me shkollen. Gjithashtu na ka pelqyer te zhvillonim aktivitete sportive te disiplinave te ndryshme por kushtet e veshtira na kane frenuar. Sot ne kemi nje mundesi te jashtezakonshme qe te zhvillojme lojerat tona te preferuara si :volejbolli, basketbolli, gjimnastika apo edhe korografi ne raste aktivitetesh shkollore. Tashme nxenesit vijne me kenaqesi ne shkolle pasi e dine qe aty ata do te marrin dije ne kushtet me te mira te ofruara nga shteti.

Pervec shkolles ne fshat vijne shume turiste te cilet gjejne infrastrukturen evropiane te rruges e cila ne shume vite ka krijuar nje impresion negativ per fshatin. Investimi ne kete rruge eshte vleresuar shume nga banoret e fshatit qe e shprehin hapur gezimin qe do te mund te zhvillojne aktivitet e tyre me nje cilesi rruge te kerkuar prej vitesh qe me ne fund po arrijme ta prekim. Tashme fshati ka marre nje pamje te vecante, me te bukur pasi ne cdo pjese te tij gjenden hapsira te gjelbera ku femijet kalojne kohen e lire, argetohen me njeri-tjetrin por nuk mungojne lokalet ku njerezit gjate pushimit ose gjate mbremjeve shkembejne biseda me njeri-tjetrin per problemet e perditshme. Banoret jane pikerisht zemra e fshatit pasi ne cdo shtepi do te gjesh nje mikepritje te ngrohte nga zonjat e shtepise te cilat nuk kursehen per miqte, traditat keto te hershme te shqiptareve te ruajtura brez pas brezi deri sot. Keto tradita iu kultivohen edhe femijeve te duan njeri-tjetrin , te mbrojne shoku-shokun dhe gjithmone dera te jete e hapur per te gjithe. Fshati eshte i hapur per kedo qe deshiron ta vizitoje apo te jetoje aty. Nje gje eshte e sigurt , ne Burizane do ta gjesh veten si ne shtepi sepse atmosfera e ngrohte e fshtatit te lejon te ndihesh i tille.